Aksi Korçë-Pogradec “pushtohet” nga mjegulla – A2

Aksi Korçë-Pogradec “pushtohet” nga mjegulla

mjegulla rruge 600x338

Aksi Korçë-Pogradec është totalisht i pushtuar nga mjegulla.

Automjetet hasin vështirësi për të qarkulluar, edhe nga ndriçimi i munguar në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes, pasi kjo situatë mund të jetë burim aksidentesh.

Ndërkohë, vihet re fluks i shtuar i mjeteve pasi lëvizja është e ngadalshme dhe me vështirësi.