Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Atentati ndaj Kovacevic, porositësi një ish-lojtar i Real Madridit?

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 21:14 | Futboll

Po merr gjithmonë më shumë konturet e një filmi “triller” çështja e atentatit të dështuar në Athinë ndaj ish-lojtarit të Real Sociedad,  Juventus, dhe Olympiacos, serbit Darko Kovacevic.

Ngjarja, e ndodhur në 7 janar, përfundoi fatmirësisht pa viktima, me atentatorin e mbuluar që qëlloi por pa goditur sulmuesin i cili po dilte nga shtëpia e tij. Një ngjarje që forcat e rendit greke cilësojnë si të organizuar nga profesioniste, duke marre parasysh faktin që makina me të cilin iku atentatori ishte e vjedhur në Selanik muaj më parë, ndërkohë që targa sipas mediave greke i përkiste një mjeti tjetër.

Por pikërisht për këtë arsye, ekspertet mendojnë se ngjarja ishte një paralajmërim, dhe jo një tentativë vrasje e mirëfilltë.

Por kush kishte interes të vriste ish-futbollistin, që ishte në traktativë per t’u rikthyer si drejtues tek Olympiakos?

Hipotezat nuk mungojnë, por sot mediat serbe kanë përhapur mundësinë e bujshme të përfshirjes të një ish futbollisti tjetër në këtë episod kronike.

Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Real Madrid por edhe ish-shokun e ekipit të Kovacevic gjatë eksperiencës me Olimpiakos, spanjolli Raul Bravo.

https://a2news.com/2020/01/07/qellohet-me-arme-ne-greqi-ish-sulmuesi-i-juventusit/

Sipas këtyre burimeve, spanjolli që ka luajtur edhe me fanellën e kombëtares spanjolle,  ka qenë i përfshirë bashkë me 11 persona të tjera në një skandal ndërkombëtar të basteve sportive , ku Raul Bravo mendohet të ketë pasur një rol kryesor duke çuar në arrestimin e tij në majin e kaluar.

Sipas mediave,  ndoshta kolegu i tij serb dinte detaje që mund të rrezikonin edhe më shumë pozicionin e tij, dhe për këtë arsyeje i është dërguar një “mesazh” bindës për të mbajtur gojën të kyçur.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani