Bllokohet 4,032 tonë marmelatë në prag skadence, vinte nga Serbia – A2

Bllokohet 4,032 tonë marmelatë në prag skadence, vinte nga Serbia

hhhhhhh 1100x620

Një sasi prej 4,032 tonë marmelate është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë.

AKU bën të ditur se kjo sasi për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi Disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshëm për konsum.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në Shqipëri dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës, i cili në këtë rast ishte Serbia.

“Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve. AKU shprehet e gatshme për të mos lejuar asnjë praktikë në dëm të konsumatorëve duke nxitur zbatimin e ligjit dhe forcimin e masave parandaluese”, thuhet në njoftimin e AKU.