Dekriminalizimi, Prokuroria nis procedurat e verifikimit për Agron Malajn – A2

Dekriminalizimi, Prokuroria nis procedurat e verifikimit për Agron Malajn

malaj 1100x620
Video

Njësia e dekriminalizimit pranë prokurorisë së përgjithshme ka nisur verifikimet mbi të shkuarën e Agron Malajt, sot kryetar bashkie në Burrel, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas prokurorisë në hetime do të përfshihen vendimet penale të dhëna ndaj zyrtarit të lartë të Bashkisë i paditur nga PD, si person me të shkuar kriminale, dhe shkelës i ligjit për dekriminalizimin. Në këtë hetim do të përfshihen edhe të gjitha materialet zyrtare nga ana e komisionit qendrorë të zgjedhjeve.

Mes të cilave edhe një dokument të majit të vitit të shkuar, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve vendore, ku rezulton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar informacion zyrës gjyqësore të Matit, për kandidatin në fjalë. Nisma u mor pasi ky i fundit, e kishte shënuar në formularin e dekriminalizimit veprën si “Armëmbajtje pa leje”.

Pas marrjes së dokumentacionit u vendos që Malaj mund të kandidonte në zgjedhje me argumentimin se  vepra penale ishte parashkruar, pra shuar në 10 vitet e fundit.  Por sipas denoncimit të opozitës, është prokuroria e cila e vendos këtë fakt.

Ndërkohë, burime nga KQZ i thanë A2 se prokurorisë i drejtohen vetëm në rast  kur vepra penale është kryer jashtë shtetit.