Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Dyshohet për rrëmbim në Kamëz, një person është futur me dhunë në makinë

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 13:10 | Kronikë
Dyshohet për rrëmbim në Kamëz, një person

Policia ka bërë të ditur se dyshohet për një rrëmbim mesditën e sotme në Kamzë. Sipas policisë, rreth orës 11:44, në rrugën “London", Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje  të automjetit i cili është larguar  menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë   jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

A2 CNN Livestream

Dita jonë