Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

FIFA konfirmon për A2 dënimin e Flamurtarit: 3 sesione pa merkato

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 14:28 | Futboll

Të dënuar prej tetë muajsh, me pasojat që janë të prekshme prej merkatos së janarit. FIFA konfirmoi vendimin për të bllokuar merkaton e Flamurtarit për tre sesionet e ardhshme, për shkak të detyrimeve financiare që klubi ka ndaj ish-lojtarëve. Pak ditë më parë, administratori Idrizi deklaroi se puna e klubit për afrime cilësore dhe për t’u rikthyer në garën për mbijetesë vazhdojnë.

Për A2, FIFA e konfirmoi dënimin e klubit vlonjat, duke dhënë detaje rreth bllokimit të merkatos së kuqezinjve, por edhe zgjidhjen për Flamurtarin.

“Mund të konfirmojmë se më 9 maj 2019, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve vendosi dënimin për klubin, që i ndalon federimin e futbollistëve të rinj, vendas apo të huaj, për tre sesionet e ardhshme të merkatos, prej njoftimit në datën 20 maj 2019. Gjithsesi, sapo detyrimet të paguhen, dënimi do të hiqet me efekt të menjëhershëm dhe përpara afatit të shlyerjes së tij të plotë”

Zyra e shtypit e FIFA-s

Për letë zgjidhje, klubi ka qenë në dijeni, pasi u përmend mes rreshtave nga Idrizi. Shifra që klubi duhet t’i paguajë futbollistëve është ende e paqartë, edhe pse afërmendsh bëhet fjalë për qindra-mijëra euro. Historia e gjyqeve të Flamurtarit me lojtarët në FIFA vazhdon prej disa vitesh, ndërsa sezonin e kaluar sportistët nuk u paguan, me investitorët që pretendojnë zgjidhje nga Bashkia për privatizimin e klubit, por edhe miratimin e ligjit të ri të sportit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani