Greta paralajmëron udhëheqësit e botës: Nuk keni parë gjë akoma – A2

Greta paralajmëron udhëheqësit e botës: Nuk keni parë gjë akoma

Greta Thunberg mbajti një fjalim ditën e sotme në Lozanë të Zvicrës, aty ku paralajmëroi udhëheqësit e botës se nuk kanë parë gjë akoma.

Aktivistja 17-vjeçare e mjedisit foli para turmës një javë para samitit të Davosit, ku përgjegjësit kryesorë për mbarëvajtjen e planetit do të mblidhen për t’i dhënë përgjigje sfidave klimaterike.

“Kemi 10 vite që nuk shohim asnjë shenjë nga aksioni për klimën. Kjo gjë duhet të ndryshojë. Ky është vetëm fillimi. Nuk keni parë gjë akoma. Ju sigurojmë për këtë”, deklaroi Thunberg.

Ndërkohë, protestuesit thërrisnin në kor “Të ndryshojmë sistemin, jo klimën”.

Thunberg do të mbajë fjalim edhe në Samitin e Davosit dhe pritet që t’i bëjë thirrje qeverive dhe institucioneve financiare që të mos investojnë më në burime fosile.