Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Idea revolucionare e NASA për ndërtimin në Hënë, “tullat” prej kërpudhe

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 23:32 | Teknologji

Që NASA ka në plan të rifillojë fuqishëm kolonizimin e Hënës, kjo është tashmë e ditur. Por mënyra sesi mendon të ndërtoj aty, është thjesht e habitshme.

Kosto e transportit të lëndëve bazë për të ndërtuar një stacion të përhershëm në satelitin tonë janë tejet të kripura, edhe për një “superfuqi” si Shtetet e Bashkuara.

"Tullat” prej kërpudhe që po eksperimentohen

Për këtë arsyeje, NASA po gjen mënyra më ekonomike ndërtimi. Idea e fundit është edhe më kuriozja. Bëhet fjalë për kultivimin e disa specie kërpudhash, të cilat do të zhvilloheshin brenda dhe rreth strukturës që do të ndërtohej.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=35&v=Sxj79jtM1cI&feature=emb_logo
Projekti i NASA

Falë disa trajtimesh specifike termike dhe kimike, këto specie mund të ngurtësohen aq sa të  zëvendësojnë për soliditet materiale si tullat dhe dërrasat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani