Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Jep dorëheqjen “ministri” i Kulturës, kishte kopjuar fjalimin e Goebbels-it

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 23:07 | Bota

Mjaftoi një fjalim 6 minutash për të prodhuar një tërmet politik në Brazil. Roberto Alvim, i emëruar nga presidenti Jair Bolsonaro si “numri 1” i Kulturës me titullin sekretar special pas shkrirjes së ministrisë përkatëse që iu bashkua asaj të Turizmit ditët e para të vitit, ka dhënë dorëheqjen pas presioneve të shumta të opinionit publik.

Shkaku? Duke mbajtur një fjalim ku qartësonte linjën e dikasterit të tij, Alvim shprehu disa koncepte që në momentin e parë nuk u kapën nga të pranishmit, por nuk mund t’ i shpëtonin publikut të gjerë. Ato ishin, pothuajse fjalë për fjalë, pjesë e një fjalimi të Joseph Goebbels, ministri famëkeq i propagandës naziste.

Roberto Alvim ka qenë drejtor teatri i njohur para angazhimit politik

“Arti brazilian i dekadës së ardhshme do të jetë heroik dhe kombëtar... është një domosdoshmëri, sepse i lidhur me aspiratat urgjente të popullit tonë, ose nuk do të jetë fare”, ishte pjesa e fjalimit më e diskutuar, e shprehur në një sfond muzikor të kompozitorit Wagner, i “preferuari” i Adlof Hitlerit.

Ndërkohë, fjalia origjinale e eksponentit tenjosur nazist ishte: “Arti gjerman i dekadës së ardhshme do të jetë heroik, do të jetë objektiv dhe pa sentimentalizma, do të jetë kombëtar, me pathos, imperativ, ose nuk do të jetë fare”.  

Goebbels, pas Adolf Hitlerit, ka qenë eksponenti më i njohur i nazismit

Protestat e shumta nga opinioni publik dhe grupet e interesit kanë shtrënguar Alvim të japë dorëheqjet, të pranuara nga Bolsonaro. Ai mohoi se e kishte kopjuar në mënyrë të vetëdijshme Goebbelsin, duke thënë se fjalimi ishte një përmbledhje e realizuar më së shumti nga asistentët e tij.

https://a2news.com/2018/10/29/brazili-shkon-djathtas-i-shume-diskutuari-bolsonero-president-i-ri/

Presidenti brazilian Bolsonaro është akuzuar shpesh si një politikan shumë afër ideve të ekstremit të djathtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë