Kanosi gazetarët, procedohet penalisht specialisti i zonës së mbrojtur në Lezhë – A2

Kanosi gazetarët, procedohet penalisht specialisti i zonës së mbrojtur në Lezhë

policia lezhe 600x338

Policia e Lezhës ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për një nga specialistët e zonës së mbrojtur Kune-Vain, i cili ka kanosur gazetarët e një emisioni investigativ. 

“Nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u procedua penalisht shtetasi P.N., 59 vjeç, banues në Lezhë”, lexohet në komunikatën e policisë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale në ngarkim të tij “Kanosja”.