Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Keidi Bare drejt La Liga-s

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 15:46 | Futboll
Keidi Bare drejt La Liga-s

Pasi shijoi futbollin e madh, ndërsa ishte te Atletico e Madridit, Keidi Bare mund të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll.

Mesfushori shqiptar është një prej aseteve më të vyera të Malagas, me klubin që është në vështirësi financiare dhe mund ta shesë për ofertën më të mirë.

Në garën për shërbimet e kuqeziut ka hyrë edhe Getafe, një prej skuadrave që kanë befasuar në këtë sezon të La Liga-s, ku luftojnë për kupat e Europës.

Klubi madrilen po ngulmon të sigurojë shërbimet e 22-vjeçarit dhe pas refuzimit të ofertës fillestare, tashmë janë të gatshëm të investojnë 2 milionë euro. Oferta është e rëndësishme, ndërsa në orët në vazhdim, Keidi Bare pret të reja rreth së ardhmes, me ëndrrën për t’u shndërruar në protagonist edhe mes ekipeve më të mira në Spanjë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani