Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

KPK shkarkon nga detyra anëtaren e Gjykatës së Posaçme

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 10:13 | Aktualitet
KPK shkarkon nga detyra anëtaren e Gjykatës së Posaçme

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Marsela Balilin.

Gjatë seancës së mëparshme kur u relatua vlerësimi i figurës së saj, ajo bëri kërkesë për riçeljen e hetimit, por trupa gjykuese vendosi ta rrëzojë në këtë fazë të procesit.

ILDKPKI kishte dorëzuar në KPK një raport me konstatimin se deklarimi nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Sipas këtij raporti, gjyqtarja Balili ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

Hetimi i KPK

KPK ka kryer një hetim tjetër të thelluar për pasurinë. Në pronësi të gjyqtares së posaçme janë një apartament duplex në Tiranë, i blerë për 125 mijë euro në vitin 2012. Burim është deklaruar një kredi, shitja e një apartamenti tjetër dhe 14 mijë euro hua, si dhe janë 10 mijë euro detyrim pa shlyer. Sipas Komisionit, ka mospërputhje për blerjen dhe pagimin e kësteve për këtë apartament. Ka ndryshim në çmim dhe akt-marrëveshje. Duket se ky apartament, është blerë më pak nga sa ishte tregu.

Tjetër pasuri në pronësi të gjyqtares së GJKKO është një makinë “Ford Fiesta”, blerë në vitin 2012 për 4 mijë euro. Burim është deklaruar një pjesë e huasë marrë shtetasit M.M. Edhe për këtë pasuri ka mospërputhje deklarimi dhe ka mungesë të dokumentacionit për ligjshmërinë e të ardhurave të personit që ka dhënë huanë.

Po ashtu një llogari në lekë e dollarë pranë një banke. Kjo llogari është hapur në vitin 2014. Burim është deklaruar nga dhurimet e prindërve. Për këtë pasuri përputhet deklarimi i gjyqtares me dokumentacionin edhe në lidhje me burimin, duket se prindërit kanë pasur të ardhura për krijimin e këtyre shumave. Llogari futura për fëmijët e mitur, burim krijimi është deklaruar fillimisht nga të ardhurat nga familjarët. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshorti kanë mungesë financiare. Nga bilanci financiar, rezulton të ketë mungesa.

Gjyqtarja deklaron se ka marrë dy shuma nga babai i saj nga ShBA, për blerjen e një apartamenti për ta në Vlorë. Nga hetimi, rezulton se subjekti nuk ka deklaruar përdorimin e këtij apartamenti. Ndërkohë duket se babai i gjyqtares ka pasur mundësi krijimi për këtë pasuri. Llogaria në lekë e prindërve që i kontrollon gjyqtarja me prokure, burim krijimi janë derdhja e pensionit. Nga hetimi rezulton se përputhet deklarimi me dokumentacionin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë