Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Liroi Endrit Doklen, Gjonaj shkarkon nga detyra dhe çon për ndjekje penale gjyqtaren

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 14:12 | Aktualitet
Liroi Endrit Doklen, Gjonaj shkarkon nga detyra dhe çon për ndjekje

Pezullim nga detyra dhe ndjekje penale për gjyqtaren Enkelejda Hoxha që liroi nga burgu Endrit Doklen njoftoi ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj.

https://a2news.com/2020/01/15/prokuroria-e-krujes-ankimon-vendimin-e-lirimit-nga-qelia-te-endrit-dokles/

Në një dalje për mediat, Gjonaj tha se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i shërbimit të provës në Krujë. Ministrja e cilësoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin e ish-kreut të bandës së Durrësit Endrit Dokle nga qelia, një kambanë alarmi për drejtësinë.

Gjonaj solli në vëmendje se rasti i Hoxhës i ishte dërguar për verifikim Këshillit të Lartë të Drejtësisë dy vite më parë, pasi e njëjta gjyqtare firmosi në atë kohë lirimin nga qelia të Genc Tafilit, duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri nga ana e këtij institucioni.

Lirimi në shkelje të ligjit i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një kambane alarmi për gjendjen e rëndë ku ndodhet drejtësia, në këtë fazë tranzitore të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve që evidenton edhe njëherë nevojën e thellë për këtë spastrim të radhëve të gjyqësorit. Sjell në kujtesën e publikut se shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, është adresuar që më datën 8 janar 2018, pas publikimit të lajmit të lirimit të një tjetër të dënuari me burgim të përjetshëm, Genc Tafili. Nisur nga analiza e detajuar që Ministria e Drejtësisë ka kryer, gjithashtu referuar edhe rasteve të tjera, të cilat, kanë pasur ngjashmëri në trajtim dhe të cilat i janë referuar Inspektoratit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me parashikimet ligjore të Kodit Penal lidhur me kriteret ligjore të parashikuara për lirimin me kusht, ashtu si dhe të vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë në të cilën argumentohet zbatimi i ligjit në kohë dhe në hapësirë”, deklaroi ministrja Gjonaj.

https://a2news.com/2020/01/15/lirimi-i-endrit-dokles-si-u-therrmua-denimi-me-burgim-te-perjetshem/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu