Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Louis Vuitton blen diamantin e dytë më të madh në botë

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 14:56 | Lifestyle

Louis Vuitton sapo ka blerë diamantin e dytë më madh në botë, duke konfirmuar ambicien për t’u futur në tregun bizhuterive luksoze.

Diamanti 1758 karatësh, i nxjerrë në Botsvana prillin e vitit të kaluar, është më ngjyrë të errët dhe me përmasën e një dore. Kompania minerare që e nxori e ka pagëzuar “Sewelô”, që do të thotë “gjetje e rrallë” në gjuhën afrikane tsvana. Louis Vuitton ka nisur tashmë bashkëpunimin me kompaninë belge të bizhuterive “Lucara & HB”, për ta pastruar dhe ndarë në disa diamantë të vegjël.

I vetmi diamant në botë më i madh se “Sewelô” është një diamant “Cullinan” 3106 karat, i zbuluar në Afrikën e Jugut në vitin 1905. Ai më pas u pre në gurë më të vegjël disa prej të cilëve janë tanimë pjesë e bizhuterive të familjes mbretërore britanike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani