Sondazh: Çfarë ju bën të lumtur?
  • Arritjet personale 0%
  • Marrëdhëniet me të tjerët 0%
  • Paqja shpirtërore 0%
  • Paratë 0%

Mediat britanike shkruajnë sërish për Fëmijët e Pasur të Instagramit, mes tyre një shqiptar

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 11:48 | Lifestyle

E ndërsa një pjesë e botës po përballet me temperatura të ulëta, reshje shiu dhe përmbytje duke shpresuar që dimri të largohet sa më shpejt, kjo gjë nuk ka ndikuar tek Fëmijët e Pasur të Instagramit.

Në faqen e tyre në Instagram mund të shihet se jeta mes luksit, pushimeve përrallore dhe makinave më të bukura sportive vijon në mënyrën më normale për ta.

Të rinj të pasur nga e gjithë bota vijojnë të tregojnë mes fotosh jetën ndryshe dhe mes tyre ndodhet dhe një i ri nga Tirana që poston nga brenda makinës së tij Rolls Royce duke pirë shampanjë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli