Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

“Messi s’ndalet i vetëm, duhet të bashkëpunojnë të gjithë”

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 09:15 | Futboll
“Messi s’ndalet i vetëm, duhet të bashkëpunojnë

Ramos dhe Varane janë “muri” i Realit të Madridit, të cilin Lionel Messi do të duhet ta kalojë në çdo El Clasico.

Mbrojtësi francez, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për yllin argjentinas. Varane është shprehur se për të ndalur Messin është e nevojshme puna në grup, në të kundërt, dueli është i humbur.

“Ju nuk mund të mbroheni siç bëni me të tjerët. Ndaj Messit kërkohet të kontribuojë i gjithë ekipi. Ju nuk mund t’i lini atij hapësirë”, ka thënë Varane.

Më tej, ai ka treguar se si është rritur te Reali i Madridit.  “Të jesh mbrojtës i Real Madridit do të thotë të bësh shumë pak gabime. Kemi 50 metra fushë pas nesh. Unë u frymëzova nga lojtarë si Pepe dhe Sergio Ramos sepse ata janë mbrojtës dhe nga dikush si Cristiano Ronaldo, i cili është një shembull për çdo futbollist. Sergio Ramos ka një mentalitet fitues dhe ka përvojë të madhe”, është shprehur Varane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë