Motrat Kardashian para se të “përmbyteshin” nga milionat – A2

Motrat Kardashian para se të “përmbyteshin” nga milionat

Paratë nuk blejnë dot dashurinë, por sigurisht që blejnë stilistë, kirurgë plastikë, trajnerë personalë dhe specialistë kozmetike.

Në vitin 2007, Kardashianët ishin thjesht një familje e pasur që jetonte në Los Angeles. Por, pas 17 sezonesh të “Keeping Up With the Kardashians” dhe miliona dollarëve më vonë, pamja e jashtme e Kourtney, Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.

Dhe për këtë, meritën e kanë paratë. Operacionet e gjoksit, botoksi, “filler”-at dhe operacionet për të pasmet kanë bërë që motrat e famshme të shndërrojnë krejtësisht mënyrën se si duken.