Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nënshkruan shqiptari i parë i Veronës për Napolin

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 12:46 | Futboll
Nënshkruan shqiptari i parë i Veronës për Napolin

Ahmir Rrahmani është praktikisht lojtar i italianëve të Napolit. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës arriti të finalizojë transferimin e bujshëm ndërsa ishte i pranishëm mëngjesin e kësaj të premte në ambientet e klubit të kaltër për të kryer vizitat mjekësore.

Një fakt të tillë, e konfirmoi për A2 pak ditë më parë, ish futbollisti i kombëtares dhe aktualisht menaxheri i mbrojtësit nga Kosova, Ardian Aliaj.

14 milionë euro do të paguajë Napoli në arkat e Hellas Veronës për të përfituar shërbimet e Rrahmanit i cili do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon.

Rrahmani do të firmosë një kontratë 5 vjeçare me Napolin me të cilët do të bashkohet vetëm në fund të sezonit.  Vetëm 6 muaj në elitën e futbollit italian i mjaftuan 25-vjeçarit për të tërhequr vëmendjen e klubeve prestigjioze.

Së bashku me Marash Kumbullën, futbollistët shqiptarë formojnë një prej dysheve më të mira në mbrojtje në Serinë A.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani