Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nis gjyqi kundër Trump, betohen 100 senatorët

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 12:38 | Bota
Nis gjyqi kundër Trump, betohen 100 senatorët

100 ligjvënës të Senatit amerikan u betuan të enjten si juristë të procesit për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump, duke i dhënë nismë zyrtarisht gjyqit të tretë të këtij lloji në historinë amerikane.

Demokrati Adam Schiff, i cili drejton ekipin e 7 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve që do të kenë rolin e prokurorëve, u shfaq në sallën e Senatit për të lexuar dy akuzat e miratuara kundër Trump në muajin dhjetor, për abuzim të pushtetit dhe pengim të drejtësisë.

“Donald Trump ka abuzuar me postin e presidentit duke përdorur fuqitë e tij për të shtyrë një qeveri të huaj të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020-të”, tha Adam Schiff, kryetar i komisionit të zbulimit në Senat.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili do të drejtojë procesin, i ftoi senatorët të tregohen të paanshëm.

“A betoheni solemnisht se në gjithçka që ka të bëjë me procesin për shkarkimin e presidentit Donald Trump, do të vendosni drejtësi të paanshme, sipas Kushtetutës dhe ligjeve?”, iu drejtua John Robert senatorëve.

Ligjvënësit u përgjigjën, “Betohem”, para se ta siglonin zotimin përmes një firme. Më pas lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnell njoftoi nisjen e procedurave të para gjyqësore dhe tha se procesi do të niste të martën në orën 13:00.

Senati amerikan kontrollohet nga republikanët dhe ka pak gjasa që presidenti të shpallet fajtor. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë