Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Padia e Ramës për Haradinajn, analistët në Tiranë: Akt për të tërhequr vëmendjen

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 16:30 | Politikë
Padia e Ramës për Haradinajn, analistët në Tiranë: Akt

Padia e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt, në sytë e opinionistëve të Tiranës është e paprecedentë dhe e gabuar.

Ben Andoni dhe Enver Bytyçi shpjegojnë për A2 arsyet që ata mendojnë se e shtynë Edi Ramën drejt këtij përshkallëzimi të konfliktit me homologun e tij të Prishtinës.

“Mendoj se është bërë për të hequr vëmendjen dhe për të marrë disa pikë patriotike dhe dinjiteti në Kosovë, pasi kuotat e zotit Rama në Kosovë kanë zbritur jashtëzakonisht”, shprehet Ben Andoni.

“Për të hequr vëmendjen nga skandalet, dështimet e qeverisjes dhe për t’i shërbyer hapur dhe publikisht interesave joshqiptare”, thekson Enver Bytyçi.

Tani që padia ka gjetur rrugën ligjore, Rama ka barrën e provës, ndonëse nuk do ta ketë të lehtë.  

https://a2news.com/2020/01/17/padia-e-rames-kunder-haradinajt-analistet-ne-kosove-e-demshme-per-dy-vendet/

Ben Andoni shpjegon: “Ka një problem në padinë e zotit Rama sepse i bie një peshë shumë e madhe për të provuar realisht të kundërtën dhe e kundërta nuk provohet thjesht me fjalë”.

Ndërsa Bytyçi thotë: “Ai që bën padinë, duhet të provojë fajësinë dhe kjo është shumë e vështirë”.

Por, a mund të ishte zgjidhur ndryshe konflikti i dy kryeministrave shqiptarë këtej dhe andej kufirit?

“Mund ta gjenin zgjidhjen me një bisedë xhentëllmenësh”, thekson Andoni.

Dialogu dhe marrëveshja e xhentëllmenëve mungon nga të dyja anët e kufirit, përsa kohë edhe Haradinaj ka paralajmëruar kundërpadi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani