Pushimi i çështjes ndaj Bashës, zbardhet vendimi i argumentuar

basha 1

Zbardhen argumentet e vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashës dhe dy të bashkë-akuzuarve.

Gjykata vlerëson se fakti penal nuk ekziston. Nga provat e paraqitura rezulton se Partia Demokratike nuk ka pasur marrëdhënie kontraktore me kompaninë “Biniata Trade”.

Sipas gjykatës, marrëdhënia e Nick Muzin me “Biniata Trade” nuk përfshin interesa partiake. Gjykata vlerëson se pretendimet e Nick Muzin për marrje parash nga PD mbeten në kufijtë e pretendimeve, por nuk shoqërohen me prova.