Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

“Pushtoi” piramidën e Gizës, arrestohet

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 11:24 | Lifestyle

Në maj të vitit të kaluar ai u bë i famshëm pasi ishte ideatori i “pushtimit” të fushës në finalen e Champions League nga modelja dhe ish-e dashura e tij Kinsey Wolanski. Së fundmi, personazhi i famshëm i rrjeteve sociale, Vitaly Zodrovetskiy është arrestuar në Egjipt pasi u ngjit në majë të një piramide të lashtë për të bërë foto dhe video.

27-vjeçari shpërndau në Instagram një foto nga maja e piramidës së Gizës, ndërsa më vonë edhe një video ku tregonte ngjitjen deri në majë, prej nga jepte një mesazh sensibilizues për paqen në botë.

Ai tregoi se pesë ditët e kaluara në burg ishin më të këqijat e mundshme dhe nuk do t’ia uronte askujt. Por i tha ndjekësve të tij, që janë me miliona, se nuk ishte penduar.

https://www.instagram.com/p/B7ZXNghnPhs/

Nëntorin e vitit të kaluar, Parlamenti egjiptian miratoi një ligj sipas të cilit ngjitja në piramida ishte e paligjshme dhe dënohej deri me 1 muaj burg ose gjobë deri në 5 mijë euro.

Vitaly ka një historik të gjatë bëmash. Ai është arrestuar dy herë në SHBA pasi u përpoq të futej në parket gjatë finaleve të NBA në vitin 2016 dhe 2017. Ai gjithashtu është arrestuar pasi është ngjitur në tabelën e madhe “Hollywood” në Los Anxhelos. Në vitin 2014, finalja e Kupës së Botës mes Gjermanisë dhe Argjentinës u ndërpre për pak çaste pasi ai u fut në fushë duke u përpjekur të puthte mbrojtësin gjerman Benedikt Howedes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë