Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sekti fetar vret 6 fëmijë dhe një grua gjatë një riti ekzorcizmi

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 11:29 | Bota

Gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë u gjetën në një varr masiv në Panama, pasi ishte torturuar dhe vrarë nga një sekt fetar gjatë një riti ekzorcizmi.

Trupat e fëmijëve dhe gruas u gjetën në një gropë, pranë një vendi ku u zbulua se ky grup besimtarësh torturonte indigjenët.

Gruaja shtatzënë dhe 5 nga fëmijët e saj nga 1 në 17 vjeç dyshohet se janë vrarë gjatë një rituali të dhunshëm ekzorcizmi. Ata ishin pjesë e një komuniteti që jeton në xhungël, shumë pranë bregdetit.

Sipas policisë, rezidentët indigjenë, u rrethuan nga 10 predikues që i torturuan, rrahën, dogjën dhe goditën me hanxharë për t’i bërë ata të “pendohen për mëkatet e tyre”.

Gjatë operacionit policia arrestoi 10 anëtarë të sektit evangjelist, i njohur si “Drita e re e Zotit”. Ata gjithashtu shpëtuan 14 anëtarë të tjerë të grupit indigjen Ngabe Bugle që ishin lidhur dhe dhunuar me shkopinj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë