Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Siguria rrugore, sërish rritje të gjobave për përdorim celulari në timon

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 15:55 | Kronikë
Siguria rrugore, sërish rritje të gjobave për përdorim

Vlera e gjobave për përdorimin e celularit, parakalimin e gabuar dhe mosdhënien e përparësisë pritet të shumëfishohen.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, foli edhe për testin e drogës dhe atë psikologjik për shoferët.

“Në hapësirën gjermanike quhet testi i “Idiotit”, kur dikush sillet në mënyrë të papërgjegjshme në rrugë dhe para se ta rimarrë duhet të provojë se është stabël në pikëpamje të sjelljes. Na duhet një pajisje masive e pajisjeve të policisë. Por na duhen financa të mëdha të policisë Rrugore”, tha Lleshaj.

Lleshaj paralajmëroi edhe kontrolle të praktikave që ndiqen nga autoshkollat, ndërsa ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e vuri theksin tek investimet në sinjalistikë.

“Kemi pasur mungesë sinjalistë në të shkuarën. Ka edhe qytetarë të papërgjegjshëm që shkulin sinjalistën”, tha Balluku. Në masat që do të ndërmerren është edhe krijimi i një baze të dhënash me historikun e shkeljeve të drejtuesve të mjeteve. Në vitin 2019 në Shqipëri humbën jetën nga aksidentet rrugore 227 persona. Gushti është muaji me numrin më të madh të aksidenteve për shkak të fluksit të madh të automjeteve si pasoje e kthimit të emigrantëve, por edhe turistëve të huaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani