Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Sulmet në bazën amerikane në Irak, Pentagoni pranon se 11 efektivë po marrin mjekim

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 08:38 | Bota
Sulmet në bazën amerikane në Irak,  Pentagoni pranon se 11

Pavarësisht deklaratave të Pentagonit se nga sulmi i 16 predhave në bazën amerikane në Irak nuk ka pasur as viktima dhe as të lënduar, një raport i fundit konfirmon se 11 ushtarakë janë shtruar në spital për trajtim mjekësor.

Lajmin e bënë të ditur fillimisht disa faqe online që raportuan për të shtruar në Gjermani dhe Kuvajt dhe u konfirmua më pas nga një zyrtar i Pentagonit që tha se oficerët shfaqën probleme shook-u pas sulmit.

I pyetur se përse u mbajt i fshehtë një bilanc i tillë, ai u mjaftua me faktin se ky ishte vendimi i komandantit në atë moment dhe kjo procedurë u ndoq.

Sulmet iraniane në Irak ndodhën natën e 8 janarit pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani nga dronët amerikanë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani