Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Të dobët në PISA, “reformat dështuan, masa urgjente për ndryshim”

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 15:57 | Sociale
Të dobët në PISA, “reformat dështuan, masa urgjente

Ministria e Arsimit ka dështuar me reformat e saj. Ky është qëndrimi i specialistëve veçanërisht pas analizës që ministrja Besa Shahini u bëri rezultateve të dobëta që Shqipëria mori në PISA 2018.

Ministria e Arsimit pranoi publikisht pabarazinë në cilësi, mes shkollave të fshatit dhe atyre në qytete. Por për Ndriçim Mehmetin, specialist arsimi, ky pohim është një “autogol” i ministres. “Ministria nuk ka program të qartë se si do t’i zhvillojë nga ana profesionale mësuesit”, tha ai.

Por Besa Shahini fajësoi dhe mësuesit se nuk përshtaten me tekstet e reja, ndërsa Universitetet duhet të ndryshojnë programet. I menjëhershëm ka qenë reagimi I drejtuesve të fakulteteve të edukimit. “Vihet re fakti që nxënësit shqiptarë, në Kosovë, Shqipëri dhe gjetkë, kanë njohuri shumë të dobëta në shkollë”, thotë Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit Histori-Filologji. “Kur është çështja për të gjetur fajtorët, me të drejtë merren në konsideratë të gjitha hallkat që merren me përgatitjen e mësuesve. Ju siguroj që në fakultetin tonë në mënyrë permanente është reflektuar mbi kurikulat”.

Pas analizës për PISA 2018, ministrja Shahini tha se pret rezultate të larta në vitin 2021. Por për specialistët, këto nuk arrihen pa rritje të buxhetit, të pagave të mësuesve dhe ndryshim të teksteve. “Ato mund t’i përshtatet vendit, nuk mund të flasim dot për balenën dhe fokën, për sa nuk kemi folur për natyrën shqiptare”, thotë Mehmeti.

Në provimin PISA 2018, Shqipëria mori notën 5, duke rënë me 10 vende krahasuar me 3 vite më parë. Lënda ku 15-vjeçarët dolën më dobët ishte leximi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë