Titulli pas vdekjes, Fatos Baxhaku “Qytetar Nderi” i Elbasanit – A2

Titulli pas vdekjes, Fatos Baxhaku “Qytetar Nderi” i Elbasanit

Baxhaku qytetar nderi ELB frame 1549 1100x620
Video

Fatos Baxhaku merr titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit, vlerësim ky që i jepet pas vdekjes.

Në këtë mënyrë Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka nderuar ish-qytetarin e tij Fatos Baxhaku, i cili la gjurmën e tij të veçantë dhe mjaft të rëndësishme në rrugën e gazetarisë shqiptare, por edhe në atë të formimit të brezit të ri të gazetarëve si ish pedagog në fakultetin e Gazetarisë, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Në ceremoninë e rastit, përveç drejtuesve të bashkisë ishin të pranishëm familjarë të të ndjerit, kolegë dhe anëtare të pushtetit lokal.

Artur Baxhaku u shpreh mjaft i emocionuar për titullin që iu akordua të vëllait.

“Ishte një ceremoni shumë emocionuese dhe prekëse, e organizuar me ndjenjë dhe delikate. Ndihemi shumë të nderuar për këtë titull që i ka dhënë Këshilli Bashkiak vëllait tonë” u shpreh Artur Baxhaku.

Fatos Baxhaku u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në gusht të vitit 2019 për shkak të një sëmundje të rëndë.