Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Vllaznia përforcohet në sulm, zyrtarizon futbollistin maqedonas

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 14:46 | Futboll
Vllaznia përforcohet në sulm, zyrtarizon futbollistin maqedonas

Skuadra e Vllaznisë është përforcuar në fazën sulmuese, duke zyrtarizuar transferimin e futbollistit nga Maqedonia e Veriut, Simeon Hristov.

Ashtu siç pritej, pas disa ditësh stërvitje me ekipin, mesditën e sotme është arritur akordi dhe më pas ka ardhur firma në kontratë me futbollistin maqedonas Simeon Hristov. Lojtari në fjalë luan në pozicionin e sulmuesit dhe me marrjen e tij, drejtuesit e klubit kanë plotësuar një nga kërkesat e stafit teknik për përforcime në repartin ofensiv, duke shpresuar zgjidhjen e problemit të shfaqur tek skuadra në gjysmën e parë të sezonit.

Klubi dhe futbollisti Simeon Hristov kanë firmosur së bashku për një periudhë njëvjeçare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë