Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Asgjësimi i mbetjeve në Diell!

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 12:54 | Imagjinatë
Asgjësimi i mbetjeve në Diell!

Mirë se vini në landfillin tuaj të ri: një top gjigant gazi që digjet vazhdimisht, të cilin ne e quajmë Diell.

“Dielli është një yll kaq i vetmuar, sa herë që ai del të shikojë miqtë e tij, ata të gjithë zhduken”. Kështu shprehet aktori i njohur Joseph Gordon-Leëitt në librin e tij me tregime të shkurtra. Dhe ne sot në këtë puntatë do të përdorim pikërisht diellin për të asgjësuar ato që këtu në tokë i kemi me shumicë, mbetjet.

Me një temperaturë sipërfaqeje prej 5500 °C, mund të asgjësojë çdo lloj objekti që do të hidhnim në të, nga plastika e bezdisshme deri tek mbetjet bërthamore.

Por, ambientalisti Xhemal Mato, thotë se ato duhet të ripërdoren.

“Sigurisht që ndotje kuptohet kur një sasi materiali kapërcen shumë më tepër sasinë në mjediset përrreth nesh se sa sasia natyrore që ka qenë më parë. Nëse edhe kripën e shtojmë edhe kripën në një vend, atëherë edhe ajo bëhet e rrezikshme sepse quhet në masën kritike më të madhe se sa e pranon organizmi”, thotë ai. “Këtu nuk ka të bëjë ndotja me lëndë kimike helmuese. Por këto mbetje jo vetëm ndryshojnë përbërjen kimike dhe fizike e peizazheve përreth por shtojnë edhe mundësitë e sëmundjeve sepse në përqindje kalojnë masën kritike që duhet të jenë”.

Dhe me gjithçka që ne po dërgojmë në hapësirë këto ditë, me siguri nuk do të ishte e vështirë të dërgosh pak plehra në Diell. Por sa do të kushtonte? Çfarë rreziqesh do të përfshiheshin? Dhe pse është më e lehtë për të dërguar një raketë jashtë sistemit tonë diellor sesa të dërgonim diçka në Diell?

Planeti ynë po mbushet me mbeturina. Me ritmin që po shkojmë, deri në vitin 2050 do të përballemi me 12 miliardë tonë metrikë plastikë të depozituar në landfille - që është 35 000 herë më e madhe se pesha e ndërtesës ikonë të Nju Jorkut, Empire State Building!

“Mbetjet sot janë shtuar sa që janë bërë në një masë që kapërcejnë shumë masën kritike të lëndëve të para. Dhe në këtë rast është e domosdoshme të dalin mënyra të reja të menaxhimit të tyre. Sot, çdo shtet ka planin e vet, duke i ricikluar, ripoërdorur e eliminuar deri sa të mos jenë më problem”, thotë Mato.

Për ambientalistin Mato, landfillet nuk janë një zgjidhje e drejtë. “Groposja nuk është mënyrë e mirë. Së pari sepse quhet shumë primitive tashmë, nuk është zgjidhje e mirë. Bashkimi Europian e ka hequr mundësinë e krijimit të landfilleve, nuk jep më as kredi për shtetet e tjera për këtë çështje”, thotë ai. “Sot diskutohet për menaxhimin e integruar, ku parashikohet që në fillim që produktet të prodhohen për t’u ripërdorur.

Sigurisht që do të ishte mirë t'i vendosnim të gjitha mbetjet në disa raketa gjigande dhe t'i nisnim në hapësirë, por do të kishte disa rreziqe serioze. Imagjinoni sikur të ndodhte një aksident ndërsa një raketë ishte në atmosferën e Tokës dhe të gjitha mbeturinat dhe mbetjet bërthamore të binin sipër nesh?

Natyrisht që është një skenar i frikshëm. Megjithatë ambientalisti Mato shpjegon se asgjë nuk është e tepërt në planetin tonë, dhe çdo gjë e ka pasur gjithmonë një përdorim. “Kjo është pasuar edhe me teknologjinë e riciklimit. Shishja e plastikës grihet dhe kthehet sërish në lëndë të parë. Dhe nuk ka nevojë ne të nxjerrim naftë për të prodhuar shishe të re”, thotë Mato. “Të gjithë ambientalistët e shohin që është një zhvillim i paqëndrueshëm, ka një kufi që t’i përdorësh burimet dhe t’i djegësh. Natyra na mëson që të riciklojmë çdo gjë. Edhe në krijimin e jetës në tokë, në fillim oksigjeni ishte jashtëqitje e algave, bimëve të detit, por u bë lëndë e parë për ushqimin e kafshëve. Nëse natyra vetëm do të prodhonte do të kishte marrë fund”.

Dielli është rreth 150 milion km larg nga Toka, kështu që dërgimi i mbetjeve atje do të kushtonte jashtëzakonisht shumë. Për ta bërë pak më të qartë, Ariane 5, një raketë moderne evropiane, ka një kapacitet ngarkese prej 7000 kg dhe kushton afërsisht 200 milion dollarë për ta lëshuar në orbitë.

Kështu që për t’i dërguar të gjitha mbeturinat e planetit tonë drejt Diellit do të duheshin 168 milion nga këto raketa, vetëm për të asgjësuar mbetjet tona, dhe kjo vetëm për një vit! Fatura për t’u paguar do të ishte 33 trilionë dollarë.

“Ideja e çuarjes në kurriz të një gjëje tjetër nuk është një zgjidhje as ekologjike e as ekonomike. Edhe nga ana ekologjike nuk ka një vlerësim se çfarë pëson Dielli. Ai në fund të fundit, është “babai” ynë, i gjithë sistemit planetar. Ai ka një regjim të vetin, prej 4 miliardë vitesh dhe t’i ndikon duke i futur një ngarkesë që duhet ta djegë dhe do të ndikojmë te regjimi i Diellit. Dhe asnjeri nuk e di se çfarë do të ndodhë”, thotë Mato. “Ne kujtojmë se shpëtojmë duke i hedhur mbetjet në lumë, apo në det, por ato më pas e kthejnë duke ndryshuar. Sot duhen gjetur rrugët natyrore që t’i fusësh mbetjet në qarkullim”.

Dhe kjo është vetëm kostoja e lëshimit të raketave në orbitën e tokës. Nëse do të donim t'i dërgonim ato nga orbita e Tokës në Diell, do të kërkonte dhjetë herë më shumë karburant!

Dakord e kuptuam. Do të kushtonte shumë para, por ky është vetëm fillimi i problemeve tona.

Siç e dimë, Toka lëviz rreth Diellit gjithmonë anash dhe djathtas me 30 km/s. Si pasojë e këtij fenomeni, një raketë e lëshuar nga planeti ynë drejt atij “topi zjarri” do të humbiste drejtimin, duke bërë që të gabojë shënjestrën. E vetmja mënyrë se si do të jemi në gjendje ta dërgojmë atë raketë drejt Diellit do të ishte nëse do të mund të anulonim gjithë atë lëvizje anësore, kështu që anija kozmike do të ngadalësohej vetëm me 30 km/s.

Por sa e ndërlikuar do të ishte kjo? Shikojeni në këtë këndvështrim, nëse mund ta shpejtonim raketën me 12 km/s, do të kishte një moment të mjaftueshëm për të dalë nga Sistemi ynë Diellor më pas do të rrëzohej në Diell duke humbur 30 km/s. Për hir të efikasitetit dhe kostove të karburantit, është më mirë të shkoni në Sistemin Diellor të jashtëm, ku shpejtësia e raketës do të ishte më e ulët, atëherë përdorim pak lëndë djegëse për të ndezur motorët sa duhet që raketa dhe ngarkesa e saj e mbeturinave të binin në Diell.

Edhe nëse do të ishim në gjendje ta bënim këtë gjë, dhe të dërgonim me sukses raketën tonë të plehrave direkt në Diell, ndoshta nuk do të ia vlente për shkak të të gjitha rreziqeve të përfshira.

"Çfarë rreziku?", pyesni ju. Epo, fillimisht le të themi se kemi raketën tonë të parë të ngarkuar me mbetje bërthamore, dhe është gati të lëshohet nga toka, por shpërthen gjatë lëshimit. Jo vetëm që nuk gjetëm zgjidhje por krijuam një problem të ri dhe shumë të rrezikshëm.

Ndoshta jemi pak më me fat, dhe lëshimi i raketës do të rezultonte i suksesshëm, por shpërthen sapo të jetë në orbitë. Skenari më i mirë këtu është që ne mund të kemi krijuar një rreth mbeturinash hapësinore përqark Tokës.

Ndërsa skenari më i keq është që raketa jonë e shpërthyer bashkë me mijëra ton mbeturina të rikthehen sërish mbrapsht në planetin tonë. Sidoqoftë, asnjëri nga skenarët nuk është i favorshëm për ne dhe i gjithë ky operacion duket se nuk ia vlen.

Ndoshta në vend që të kërkojmë për zgjidhje jashtëtokësore, ne thjeshtë mund të ndalojmë së prodhuari kaq shumë mbetje…

Një opsion për asgjësimin e mbetjeve mund ta kemi dhe këtu në tokë, por për ta zbuluar atë duhet të na ndiqni në imagjinatën e radhës…

A2 CNN Livestream

Dita jonë