Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Atentat në Vlorë, plagoset në lokalin e tij pronari dhe kunati i sapo liruar nga burgu

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 19:08 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një atentati.

Gjithçka ka ndodhur në hyrjen e një lokali në afërsi të rrugës Transballkanike. Sipas dëshmive, të plagosurit, 28 dhe 37 vjeç,  janë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov. Njëri prej tyre, 28-vjeçari Roland Çepaj është edhe djali i pronarit të lokalit.

Ende nuk dihet shkaku i episodit, por sipas burimeve  37-vjeçari Nikollaq Çepaj (Taullaraj) kishte dalë disa ditë më parë nga burgu. Sipas të afërmeve, ky i fundit kishte martuar motrën e Rolandit. Dy shtetasit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali saktësojnë se Nikollaq Çepaj është në gjendje të rëndë si pasojë e një plage të marrë në kokë dhe disa plumba në trup. Ndërkohë, Roland Çepaj, prezanton gjendje shëndetësore të stabilizuar pasi ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

Familjarët e 28-vjeçarit i cili ishte dhe pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja thonë se objektiv nuk ishte nipi  i tyre.

Ata rrëfejnë për A2 se ndodheshin në verandën e lokalit kur gjithçka u ndërpre nga një breshëri kallashnikovi, nga një automjet i cili ndaloj vetëm pak minuta. Nga mjeti nuk zbriti njeri, por u qëllua nga brenda tij.

Në 2018, Nikollaq Çepaj ishte akuzuar për plagosjen me armë zjarri në majin e atij viti të 34-vjeçarit Eraldo Lazaj, në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.  

Autorët e atentatit të sotëm dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet tip Benz i zi ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani