Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Atentati në Vlorë, gjendet e djegur makina. Rëndë njëri prej të plagosurve

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 21:01 | Kronikë

Forcat e rendit kanë gjendur në aksin nacional Vlorë-Fier, në lokalitetin Cerkovinë, mjetin tip Benz i përdorur nga autorët e atentatit ndaj Roland dhe Nikolaq Çepaj në Vlorë, pasditen e sotme.

Makina e djegur

Ndërkohë, policia ka arritur të bëjë falë  dëshmive të dëshmitarëve okularë në vendngjarje një identikit fillestar të autorit. Sipas tyre, personi që ka shtënë nga brenda automjetit ishte i maskuar,  por kishte mjekër dhe përdorte kapele.

Si pasojë e atentatit në një lokal në Vlorë, ku janë qëlluar me kallashnikov, dy të plagosurit ndodhen ende në spital. Nikollaq Çepaj është në gjendje të rëndë si pasojë e një plage të marrë në kokë dhe disa plumba në trup. Ndërkohë, Roland Çepaj, prezanton gjendje shëndetësore të stabilizuar.

https://a2news.com/2020/01/18/atentat-ne-vlore-plagoset-ne-lokalin-e-tij-pronari-dhe-i-sapo-liruari-nga-burgu/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli