Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Casemiro nderon Realin, Sevilla dështon të afrohet në krye

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 18:26 | Futboll
Casemiro nderon Realin, Sevilla dështon të afrohet në krye

Ishte një ndeshje e vështirë për Realin ajo kundër Sevillës së vendit të tretë. Por “Los Blancos” arritën fitoren e çmuar falë ditës së shkëlqyer të mesfushorit brazilian Casemiro, i cili ishte protagonist i dygolshit që vendosi sfidën.

Pas një pjese së parë të ekuilibruar ku Sevilla protestoi për anulimi e një goli nga VAR, Real Madrid kaloi në avantazh pikërisht me brazilianin (56’), që disa minuta më parë dukej sikur mund të dilte nga fusha për dëmtim.

Por pak minuta më vonë Sevilla reagon në mënyrë efektive, falë një aksioni të bukur të finalizuar nga holandezi Luuk DeJong (64’), ku kësaj radhe VAR zyrtarizon barazimin.

Por ekipi mik nuk kishte përfunduar mirë festimet sepse tre minuta më vonë një kros në zonën e rreptësisë favorizon sërish Casemiron, që me kokë nuk gabon.

Me fitoren e sotme, Real Madrid ngjitet në kuotën e 43 pikëve, tre më shumë se Barcelona që ende duhet të luajë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë