Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Energjia elektrike në kolaps”, Bozdo: Arkëtimet, me forcë për klientët e Ramës

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 12:37 | Politikë
“Energjia elektrike në kolaps”, Bozdo: Arkëtimet, me

Partia Demokratike akuzon qeverinë se reforma për energjinë elektrike ka shërbyer për klientët e Edi Ramës.

Me ardhjen në pushtet, tha demokrati Enno Bozdo, përgjegjësit do të dalin përpara drejtësisë. 

“Shifrat tregojnë qartë se jo vetëm që klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar rëndë, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht në kolaps. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, çmimi i furnizimit me energji elektrike u rrit ndjeshëm për familjet dhe biznesin, duke renditur Shqipërinë ndër vendet e para me çmimin më të lartë të energjisë në rajon dhe Europë, duke ia kaluar edhe vendeve të zhvilluara si Franca, Holanda, Suedia apo Anglia. Faktet tregojnë se paratë që arkëtohen edhe me forcë nga OSHEE nuk i kthehen mbrapsht konsumatorit me investimet e duhura, por mbushin xhepat e miqve dhe klientëve të Edi Ramës. Reforma e vërtetë në sektorin e energjisë është jetike. Në mbështetje të biznesit, ne do të mundësojmë uljen me të paktën 20% të çmimit të energjisë elektrike për biznesin e vogël dhe do ta ulim atë ndjeshëm edhe për familjet”, deklaroi Bozdo.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani