Rey Manaj konsiderohet pjesë e projektit të yjeve që kërkohen për të ringritur Barcelonën B në ligën spanjolle.
Futbollisti i kombëtares shqiptare ka përfunduar vizitat mjekësore në Barcelonë dhe do të debutojë me skuadrën e re më 25 janar.
Manaj do të rreshtohet përkrah talenteve si Mateus Pereira, kartoni i të cilit zotërohet nga Juventus, apo të rinjve premtues si Jun Nishikaua e Santiago Mingo nga Boca Juniors.
Sulmuesi 22-vjeçar do të lërë Albaceten, skuadrën me të cilën u aktivizua dy sezonet e fundit, ku arriti të shënojë në total 9 gola.