Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ky 19-vjeçar është i “çmendur”, tripletë në debutimin me Dortmundin

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 18:01 | Futboll
Ky 19-vjeçar është i “çmendur”,

Blerja nga ana e Dortmundit  të sulmuesit 19-vjeçar Erling Haaland bëri bujë, për fakt se ai përfaqëson një nga talentet më të kërkuar të panoramës ndërkombëtare.

Por norvegjezi nuk do ta besonte kurrë që do të hynte në histori duke shënuar një tripletë në ndeshjen e parë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij që po humbiste 3-1.

Djaloshi që me Salzburgun bëri sensacion duke shënuar 16 gola në vetëm 17 ndeshje në kampionat, 29 gola duke marrë parasysh edhe kupat, sot hyri në minutën 56 kur ekipi i tij ishte pothuajse i dorëzuar, dhe në 23 minuta shkatërroi mbrojtjen e Augsburgut, që para hyrjes së norvegjezit  mendonte se kishte arritur një fitore historike.

https://a2news.com/2019/12/29/as-juventus-e-as-manchester-united-haaland-zyrtarizon-transferimin-te-klubi-i-ri/

 Por historinë e bëri gjiganti 194 centimetra, djali i Alf-Inges,  një mbrojtësi me një karrierë dinjitoze në Leeds dhe Manchester City, në fillimin e viteve 2000. Sulmuesi mesa duket ka një pasion për tregolëshat në debut,  sepse diçka të tillë bëri edhe me Salzburgun në Champions.

A2 CNN Livestream

Dita jonë