Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Lojtarët nuk duan kamera në dhomat e zhveshjes, në rrezik pjesa e dytë e dokumentarit mbi Barcelonën

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 10:05 | Futboll
Lojtarët nuk duan kamera në dhomat e zhveshjes, në rrezik pjesa e

Pjesa e dytë e dokumentarit “Matchday” është në dyshim. Ky dokumentar, i shfaqur për herë të parë në nëntorin e kaluar dhe i prodhuar nga Rakuten, tregonte pamje të futbollistëve të Barcelonës në dhomat e zhveshjes dhe gjatë udhëtimeve të skuadrës.

Por, vetë futbollistët mbetën të pakënaqur nga pjesa e parë e këtij dokumentari, pasi atyre nuk i pëlqeu që u shfaqën disa pamje të caktuara dhe u ankuan që në montazh nuk u fshinë disa klipe që krijuan polemika. Për këtë arsye, në premierën e tij në Barcelonë, asnjë nga lojtarët e klubit katalanas nuk ishte i pranishëm.

Messi me shokë e kanë bërë të qartë që nuk duan të shfaqen pamje nga brenda dhomave të zhveshjes, por prodhuesit mendojnë se pikërisht ato pamje e bëjnë tërheqës dokumentarin. Për momentin, palët janë në diskutime që të gjejnë një zgjidhje.

Një nga videot që shkaktoi më shumë polemika nga dokumentari i parë ishte momenti kur futbollistët debatonin me trajnerin Valverde për të dalë për jetë nate në Nju Jork.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani