Ndërron jetë burri më i shkurtër në botë – A2

Ndërron jetë burri më i shkurtër në botë

Burri më i shkurtër në botë ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, pas disa problemeve shëndetësore.

Khagendra Thapa Magar, nga Nepali, ishte vetëm 67,08 cm i gjatë kur u regjistrua në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2010.

Ai konsiderohej si burri më i shkurtër që mund të ecte dhe thuhet se kur lindi ishte aq i vogël sa babai i tij e mbajti në pëllëmbën e njërës dorë.

Khagendra ka pasur probleme me zemrën, astmën dhe pneumoninë vitet e fundit. Ai vdiq në një spital të Nepalit ditën e premte, një ditë pasi u shtrua aty.