Bologna ka firmosur me sulmuesin Musa Barrow, i marrë me formulën e huazimit nga Atalanta.
Marrëveshja me 21-vjeçarin zgjat deri në verën e vitit 2021, me një mundësi blerjeje të detyrueshme. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve ishte mënyra e prezantimit të lojtarit.
Një video e publikuar në rrjetet sociale të klubit tregon dy lojtarë të Bologna (Corbo dhe Orsolini) që po luanin FIFA në PlayStation dhe që blejnë pikërisht sulmuesin Barrow për ekipin e tyre. Pasi transferimi kryhet në video-lojë, Barrow shfaqet mes tyre në divan.