Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Kryemadhi: Përçan unitetin kombëtar dhe njollos pavarësinë e Kosovës

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 13:31 | Politikë
Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Kryemadhi: Përçan unitetin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u shpreh nga Korça se kryeministri Edi Rama “ka zgjedhur t’i tradhëtojë interesat e shqiptarëve, ka zgjedhur të tradhëtojë Shqipërinë, por të tradhëtojë edhe Kosovën”.

“Pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, fortesë e pamarrshme, digë e padepërtueshme e ujrave që do përmbytnin ardhmërinë e shtetit të Kosovës, ndaj Komandantit të UÇK dhe Kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të Kombit shqiptar, zotit Ramush Hajradinaj. Padia e tij groteske, armiqësore nuk ka për qëllim vetëm Ramushin si individ, por përçarjen e unitetit kombëtar”, tha kryemadhi.

“Me këtë padi të zezë, Edi Rama do të njollosë jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb”, shtoi Kryemadhi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë