Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

PD: Dosja 184 duhet të transferohet në SPAK

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 13:42 | Politikë
PD: Dosja 184 duhet të transferohet në SPAK

Partia Demokratike i ka kërkuar informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, dosje e cila u transferua atje nga Krimet e Rënda pak kohë përpara ngritjes së SPAK.

Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, duke qenë se atje, sipas saj, është i faktuar bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhë të tjerë që u emëruan kryebashkiakë si Dionis Imeraj, Valbona Sako apo Agron Malaj.

https://a2news.com/2019/09/02/dosja-184-caktohen-prokuroret-e-ceshtjes/

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoi përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, lexohet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për Prokurorinë e Dibrës.

Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184: informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016, informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK dhe njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.

https://a2news.com/2019/08/22/dosja-184-ne-diber-prokuroria-e-pergjithshme-tregon-pse-hoqen-dore-krimet-e-renda-nga-ceshtja/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani