Vajza e Xhevdet Ferit zbulon arsyen pse nuk u mbajtën homazhe publike – A2

Vajza e Xhevdet Ferit zbulon arsyen pse nuk u mbajtën homazhe publike

xhevdet bora feri 561x338

Në një postim për të atin, ku i falënderon të gjithë për ngushëllimet dhe mbështetjen, vajza e Xhevdet Ferit, Bora, tregon mbi sëmundjen nga e cila vuante aktori, ndërsa sqaron edhe arsyen se përse nuk u zhvilluan homazhe publike në nder të tij.

“Ndjej që duhet të sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta të babit, për efekt qartësie të informacionit. Është e vërtetë që ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë, të cilën e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte një insuficiencë e rëndë pulmonare, të cilën nuk mundi ta mposhtte. I provuam të gjitha, pa pishman”, lexohet në postimin në Facebook të vajzës së aktorit të ndjerë.

Më tej, ajo sqaroi edhe çështjen e homazheve publike: “Xhoda shquhej për diskrecion në jetën e vet. Vullneti i tij ishte që dhe në jetën e përtejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojmë dhe vlerësojmë që dashamirës të tij janë të dhembur për shkak të largimit të tij, por ne gjykojmë se dhimbja është personale dhe duhet vuajtur si e tillë. Nuk ka të bëjë me arsye zhgënjimi prej sistemit apo politikës. Nuk është as rasti dhe as koha për refleksione të tilla. Neve na është shuar drita e diellit mbi shtëpi, nuk mendojmë për perceptime publike apo politike”.