Barcelona fiton me një gol të Messi-t, pas një aksioni të jashtëzakonshëm – A2

Barcelona fiton me një gol të Messi-t, pas një aksioni të jashtëzakonshëm

leoooo 1100x620

Quique Setien e ka nisur me fitore aventurën e tij në krye të stolit të Barcelonës, e cila mundi 1-0 Granada-n.

Lionel Messi ishte sërish njeriu i ndeshjes, duke realizuar një gol pas një aksioni të jashtëzakonshëm në minutën e 76-të.

Barcelona e dominoi të gjithë takimit, duke krijuar raste të shumta, por nuk mundi të shënonte më tepër se një gol.

Megjithatë, Setien e nisi me 3 pikë aventurën e tij, duke e ngjitur Barcelonën në kuotën e 43 pikëve, po aq sa Reali, por me golavarazh më të mirë.