Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çfarë po ndodh në Australi? Pas zjarreve vijnë përmbytjet

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 09:49 | Bota

Australia prej disa muajsh po digjej në sipërfaqe të mëdha për shkak të qindra vatrave të zjarrit që kishin përfshirë vendin dhe për këtë arsye njerëzit dhe autoritetet po shihnin me sytë nga lart për ndihmë, pasi situata ishte alarmante.

Dhe ndërsa reshjet erdhën dhe shuan një pjesë të mirë të zjarreve ato sollën me vete dhe probleme të reja si përmbytjet dhe bllokimin e dhjetëra rrugëve nacionale.

Shërbimet meteorologjike raportuan se stuhi të fuqishme pritet të godasin shtetin e Victoria-s në orët në vijim dhe paralajmëruan banorët që të marrin masa. Në Melburn u regjistruan reshje të fuqishme breshëri që shkaktuan dëme të mëdha. Qindra banorë kanë mbetur pa energji nga dëmtimi i linjave elektrike.

Zjarret në Australi nisën prej muajit shtator dhe nga ajo kohë i morën jetën 28 personave, si dhe shkatërruan qindra shtëpi dhe të mbjella.

A2 CNN Livestream

Dita jonë