Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Degjeneron në dhunë protesta në Hong Kong

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 16:52 | Bota

Të paktën dy policë dhe disa protestues mbetën të plagosur pas protestave të fundit në Hong Kong, të cilat degjeneruan në dhunë.

Protesta për më shumë liri në qendër të Hong Kongut po vijonte normalisht deri në momentin kur policia nisi të shpërndajë qytetarët, të cilët reaguan duke u përplasur me forcat e sigurisë.

Një dëshmitar është shprehur se protestues të maskuar kanë dhunuar policët me shkopinj dhe çadra duke i gjakosur në kokë ata.

Në anën tjetër, policia reagoi menjëherë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa shumë prej protestuesve u arrestuan.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli