Hetimet e SPAK, Hajdari : Dosjet e vjetra të mbyllura do të rihetohen – A2

Hetimet e SPAK, Hajdari : Dosjet e vjetra të mbyllura do të rihetohen

CIM HAJDARI PER SPAKUN frame 1173 1100x620
Video

Ish prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Shkëlqim Hajdari thotë se prokurorët e SPAK do të hetojnë edhe dosjet e njohura si vrasje politike.

Në një intervistë për A2, një muaj pas konstituimit të Prokurorisë së Posaçme të Hetimit, ai rendit arsyet përse SPAK do të nisë punën me hetimin mbi bazë provash dhe jo emra zyrtarësh.

“Janë njerëz që do të paguhen me rroga të larta dhe paga më të mëdha seç marrin zyrtarët më të lartë të shtetit që ruhen ata dhe familjarët e tyre me masa të forta sigurie çka i bën ata që të jenë të vendosur dhe të sigurt për të bërë punën e tyre, për të goditur krimin në nivelet më të larta. Do ta bëjnë SPAK-un, i cili do të hetojë, jo duke parë se kush është emri i subjektit që po hetohet, por do shikojnë vetëm provat. Një pjesë e tyre gjendet në arkivat tona, janë çështje të cilat ndër vite janë pushuar padrejtësisht. Mund të jenë në arshivën e ish prokurorisë së Krimeve të Rënda” u shpreh Hajdari.

Sipas Hajdarit, prokurorët e SPAK janë njerëz që kanë shitur sovranitetin e tyre për të dhënë drejtësi.

“Një agjenci brenda BKH, e pavarur plotësisht nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion dhe nga drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të hetojë jetën private të prokurorëve të posaçëm”, shtoi ish prokurori i Apelit për Krimet e Rënda.

Sipas tij SPAK-u është i pavarur në hetimet.

“Prokurorët, megjithëse kanë qenë të pambrojtur, të pasigurt në karrierat e tyre. Kanë qenë për dosjet e vështira në dorë të një Prokurori të Përgjithshëm që ka pas vendimmarrje mbi to”, përfundoi Hajdari.

Prokurorët e SPAK-ut nuk do të përfshihen në kryerjen e hetimit, provat do të sigurohen nga oficerët e BKH.