Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Lecce ndal Interin, Juventusi mundësi për shkëputje

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 17:05 | Futboll
Lecce ndal Interin, Juventusi mundësi për shkëputje

Interi ka hedhur një hapur të gabuar këtë javë në Serie A, duke u ndalur në një barazim 1-1 në fushën e Lecce-s.

Zikaltrit e dominuan këtë takim dhe gjetën golin të parët në minutën e 72-të me të riun Bastoni, por Lecce reagoi shpejt dhe pas 5 minutash barazuan rezultatin me anë të Mancosu.

Në minutat e mbetura, skuadra e drejtuar nga Conte tentoi të gjente golin e avantazhit, por pa sukses, duke lënë 2 pikë nga kjo transfertë, të cilat janë mjaft të rëndësishme në luftën për titull. Tashmë, Juventusi ka mundësinë e artë ta çojë nga 4 pikë diferencën, pasi në mbrëmje luan ndaj Parma-s.

Në ndeshjet e tjera të së dielës, Bologna-Verona u mbyll 1-1, ndërsa në barazim 2-2 përfundoi edhe Brescia-Cagliari. Në mesditë, Milani mori një fitore 3-2 në frymën e fundit ndaj Udinese-s.

A2 CNN Livestream

Dita jonë