Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mjegull e dendur në të gjithë Shqipërinë, ulen temperaturat

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 21:23 | Aktualitet
Mjegull e dendur në të gjithë Shqipërinë, ulen

Pas reshjeve të pakta të shiut e dëborës të kësaj fundjave, një mjegull e dendur ka përfshirë të gjithë Shqipërinë.

Mjegulla do të mbetet prezente në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore dhe zonat luginore të vendit edhe mëngjesin e së hënës, por pas saj, do të rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin.

Kushtet e motit të kthjellët do të karakterizojnë motin në Shqipëri deri fundjavën e ardhshme. Ndërsa temperaturat e ajrit janë ulur sot pasdite, rënie e cila do të vijojë 2-3 ditët e para të javës kur parashikohet që sërish temperaturat t'i rikthehen normalitetit të janarit, ku vlerat minimale do të shënojnë deri -3°C, por gjatë mesditës, termometri do të ngjitet mbi 14°C.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani