Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Një dekadë pa Panajot Panon

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 20:29 | Futboll
Një dekadë pa Panajot Panon

10 vite më parë u nda nga jeta legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano. Ish-futbollisti i Partizanit dhe i kombëtares ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me fanelën e Partizanit, Pano luajti 210 ndeshje dhe realizoi 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 tituj kampion dhe 5 kupa.

Ndërkohë, me kombëtaren Panajot Pano luajti 24 ndeshje dhe shënoi 4 gola, duke luajtur përballe emrave më të mëdhenj në botë.

Pano është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003, “Lojtari i Shekullit në Shqipëri” akorduar nga UEFA/FIFA, "Nderi i Kombit" akorduar nga ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi në vitin 2009 si dhe “Simboli i Qytetit të Tiranës”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani