Pas dy humbjeve, Roma bind në transfertë – A2

Pas dy humbjeve, Roma bind në transfertë

romaokkk 1100x620

Roma nuk po kalonte një situatë të mirë, pas humbjes ndaj Torinos e më pas edhe ndaj Juventusit, megjithatë verdhekuqtë kanë gjetur forca për t’u rikthyer duke marrë një fitore bindëse 1-3 në transfertë ndaj Genoa-s.

Edhe pse tashmë do të duhet të bëjë pa yllin Zaniolo, të dëmtuar, sërish skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca e ka dominuar totalisht këtë takim. Turku Under ishte autor i golit të parë, ndërsa më pas vendasit realizuan një autogol, ndërsa boshnjaku Dzeko e vulosi rezultatin në 1-3 pas golit të Pandev të vendasve.

Me këtë fitore, Roma mban përkohësisht e vetme vendin e katërt në renditje, i cili të siguron një vend në Champions League, në kuotën e 38 pikëve. Por Atalanta mbetet aty pasi ndodhet në kuotën e 35 pikëve, me një ndeshje më pak.