Rikthehet McGregor, mposht kundërshtarin në 40 sekonda – A2

Rikthehet McGregor, mposht kundërshtarin në 40 sekonda

Një rikthim i bujshëm ishte ai Conor McGregor në qendër të oktagonit. Irlandezit iu deshën vetëm 40 sekonda për të hedhur në tapet Donald Cerrone, në një ndeshje të vlefshme për UFC 246.

Ajo që ra në sy ishte përqëndrimi i yllit të MMA për këtë takim, ku dukej se kishte lënë pas të gjitha nga sharjet e kota, zënkat në lokale dhe gjyqet e njëpasnjëshme.

Ndeshja foli vetëm për  McGregor, i cili pas disa goditjeve të rrufeshme dhe një kapje e bëri kundërshtarin të dorëzohej pa nisur mirë takimi.

Ky ishte rikthimi më i mirë për 31 vjeçarin, i cili u largua nga ringu 15 muaj më parë pas humbjes me Khabib Nurmagomedov.